Policia Kufitare e Muriqanit vuri në pranga shtetasin Tom Haac, me shtetësi franceze, gjatë një kontrolli të automjetit të tij. Brenda një valixheje, e vendosur në sediljen e pasme, u zbulua shtetasja tajlandeze.

Sipas autoriteteve, francezi po tentonte të nxirrte ilegalisht shtetasen tajlandeze nga Shqipëria. Plani ishte transportimi i saj përmes Malit të Zi dhe Kroacisë, me destinacion final Francën, duke shmangur procedurat ligjore kufitare.

Pas zbulimit të rastit, u ndalua francezi dhe shtetasja tajlandeze. Veprimet hetimore vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.