Një person, i identifikuar me inicialet R.Gj., u arrestua më 4 korrik 2026 në një pikëkalim kufitar. Ai dyshohet se kanosi një të mitur me publikimin e fotografive në rrjetet sociale, duke përdorur llogari me emra të rremë.

Rasti u raportua më 26 qershor 2026. Pas veprimeve intensive hetimore, hetuesit e policisë së Ferizajt identifikuan dhe arrestuan të dyshuarin. Pas intervistimit, i dyshuari u ndalua për 48 orë me vendim të prokurorit. Hetimet për këtë rast vazhdojnë.