Autoritetet greke kanë arrestuar shtetasin Albert Kapllanaj, 58 vjeç, në kuadër të operacionit ndërkombëtar “The Wanted”. Kapllanaj ishte në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimin në Shqipëri.
Gjykata e Shkallës së Parë Fier e ka dënuar atë me 14 vjet burgim në vitin 2013. Dënimi lidhet me veprat penale “Vrasje me dashje”, “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë, si dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”.
Ngjarja për të cilën është dënuar Kapllanaj ka ndodhur në vitin 1999. Gjatë një konflikti me tre persona, 58-vjeçari ka qëlluar me armë zjarri, duke shkaktuar vdekjen e shtetasit A.F. dhe plagosjen e dy familjarëve të tij. Atij i kanë mbetur edhe 6 vite burgim për të kryer.