Arrestimi i Granit Pepnikës u krye nga Drejtoria Vendore dhe forcat operacionale të Vlorës. Ai fshihej në Dhërmi. Pepnika ishte në kërkim ndërkombëtar për mashtrime me call center-a.

Grupi i tij ka zhvatur rreth 50 milionë euro nga qytetarë europianë. Ky rrjet call center-ash u godit nga autoritetet në prill të këtij viti. Një nga godinat ku ushtrohej aktiviteti i paligjshëm ndodhej në Tiranë, 100 metra larg qendrës, në hyrje të Rrugës së Kavajës. Gjatë operacionit të mëparshëm, hetuesit sekuestruan në zyra kompjuterin personal të Pepnikës.