Bashkëshortja e Altin Hilës mori pjesë sot në marshimin e zhvilluar në Tiranë. Ajo shprehu vështirësitë ekonomike, duke theksuar se është e papunë dhe duhet të kujdeset për dy fëmijë të vegjël, njëri prej të cilëve është i paralizuar. Ajo falënderoi shqiptarët për mbështetjen e tyre.
Protestuesit bënë thirrje për lirimin e Altin Hilës. Njëri prej tyre theksoi se "babën e fëmijës ta sjellë këtu ose ndryshe do ketë problem me shqiptarët".