Zjarri, i cili u përhap me shpejtësi në vendin e quajtur “Sagë” në Shëngjin, dyshohet se filloi kur 57-vjeçari ndezi zjarr për të djegur mbeturina. Flakët dolën jashtë kontrollit dhe përfshinë një zonë të gjerë pyjore.

Gjatë përhapjes së zjarrit, ndodhi një shpërthim në zonën malore, i shkaktuar nga një predhë luftarake e pashpërthyer, e cila aktivizua nga temperaturat e larta. Si pasojë e shpërthimit, një 30-vjeçar, pasagjer në një automjet, u plagos. Ai mori ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga hetimet paraprake, dyshohet gjithashtu se 57-vjeçari hoqi pajisjen DVR të kamerave të sigurisë nga subjekti i tij tregtar, me qëllim pengimin e zbulimit të së vërtetës.

Policia e Lezhës u bën apel qytetarëve për kujdes maksimal, duke kërkuar shmangien e çdo veprimi që mund të shkaktojë zjarrvënie. Autorët do të përballen me përgjegjësi ligjore. Gjithashtu, policia i fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në numrin 112, duke garantuar anonimat dhe reagim të menjëhershëm.