Autoritetet finalizuan operacionin e koduar “Rest time” për zbardhjen e ngjarjes. Sipas hetimeve, rreth datës 9 qershor, gjatë natës, 16-vjeçari në bashkëpunim me tre shtetas të tjerë, dyshohet se grabiti 500 euro nga dy turistë gjermanë. Çifti po qëndronte në automjetin e tyre, në aksin rrugor “Domen-Postribë”.

Krahas arrestimit të 16-vjeçarit, policia procedoi në gjendje të lirë dy persona të tjerë, të moshave 27 dhe 20 vjeç. Një bashkëpunëtor i katërt është shpallur në kërkim. Materialet procedurale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.