Një 16-vjeçar nga Tetova është ndaluar nga policia, pasi dyshohet për kryerjen e veprave penale të vjedhjes dhe vjedhjes së rëndë. Rasti u regjistrua më 5 korrik 2026, rreth orës 13:20, në rrugën “Ilindenska” në Tetovë.
Sipas hetimeve paraprake, i mituri dyshohet se ka kryer vjedhje në një kishë në fshatin Bërvenicë, si dhe në dy xhami brenda qytetit të Tetovës. Këto vjedhje thuhet se kanë ndodhur gjatë muajit të kaluar.
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njoftoi se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj të miturit do të parashtrohet kallëzimi përkatës.