Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka njoftuar se Njësia për Kriminalitet të Dhunshëm pranë SPB Shkup ka paraqitur kallëzim penal ndaj J.J. (19), V.S. (23) dhe V.A. (19), të gjithë nga Shkupi. Ata dyshohen për kryerjen e veprës penale “dhunë ndaj fëmijës”, sipas nenit 201-a të Kodit Penal.

Ngjarja ka ndodhur më 22 qershor 2026, rreth orës 23:50, në rrugën “Finska” në Shkup, ku të pandehurit sulmuan fizikisht një 14-vjeçar në një park. Gjatë sulmit, ndaj të miturit u përdor një mjet i fortë dhe një mjet i mprehtë, duke i shkaktuar lëndime. Policia gjeti në vendngjarje thikën e përdorur, e cila është dërguar për ekspertizë. Pas marrjes së masave të nevojshme, të dyshuarit janë arrestuar dhe është zhvilluar bisedë zyrtare me ta.