Dy shtetas të kërkuar për mashtrim kompjuterik, Granit Pepnikaj, 29 vjeç, dhe Xhoni Hitaj, 31 vjeç, u arrestuan në Drimadhë të Dhërmiut. Operacioni i koduar “Rrjetet” u krye nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, me mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Gjatë ndërhyrjes, efektivët e policisë vepruan me rroba plazhi. Bashkë me Pepnikajn dhe Hitajn, u arrestua edhe Redion Rexhmati, 28 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Gjykata e Tiranës kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për Pepnikajn më 30.04.2026 dhe për Hitajn më 13.04.2026, si të dyshuar për “Mashtrim kompjuterik” lidhur me skema të call center-ave. Gjatë kontrollit në vilën ku qëndronin të arrestuarit, policia sekuestroi një pistoletë dhe një sasi lënde narkotike të dyshuar cannabis sativa. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.