Të arrestuarit u kapën me lëndë narkotike në Shkup, Dojran, Manastir dhe Resnjë. Operacionet u shtrinë në mbarë vendin, duke rezultuar në sekuestrimin e marihuanës, lëndëve pluhurore të bardha dhe substancave të ngurta.

Në Shkup, u arrestuan pesë persona: S.S. (37), J.E. (29), V.N. (23), A.P.Ç. (41) nga Shkupi dhe E.B. (40) nga fshati Koliçan i Poshtëm. Gjatë kontrollit, u gjetën lëndë pluhurore, lëndë të ngurta dhe marihuanë.

Në Dojran të Vjetër, Policia e Strumicës arrestoi S.N. (43) nga Struga, tek i cili u gjet marihuanë. Më pas, S.J. (30) nga Shkupi u privua nga liria, pasi në automjetin e tij u zbulua marihuanë dhe gjatë kontrollit personal, një lëndë e ngurtë. Po aty, V.M. (29) nga fshati Rabrovë u arrestua me një lëndë të ngurtë të bardhë.

Në Manastir, G.Sh. (33) dhe N.Sh. (30), të dy nga Manastiri, u ndaluan pasi G.Sh. posedonte marihuanë. Në fshatin Dupen i Poshtëm të Resnjës, A.J. (39) nga i njëjti fshat dhe V.T. (25) nga Shkupi u arrestuan pas gjetjes së marihuanës në automjetin e drejtuar nga A.J., ku V.T. ishte pasagjer.

MPB bëri me dije se pas përfundimit të dokumentimit të rasteve, do të depozitohen kallëzimet përkatëse penale ndaj personave të arrestuar.