Autoritetet kanë vënë në pranga A.O. (61) nga Velesi, i cili dyshohet se më 5 korrik shkaktoi zjarr në fshatin Orizarë e Poshtme. Zjarri, i nisur nga bari i thatë në pemishten e tij, përfshiu një arë, një objekt ndihmës, një shtyllë elektrike dhe inventarin e një shtëpie pushimi. I dyshuari u lëndua gjatë përpjekjes për të shuar flakët.

Në Shkup, policia arrestoi S.A. (34) dhe I.H. (39), të dy nga kryeqyteti. Ata dyshohen se në të njëjtën datë, rreth orës 16:00, ndezën një zjarr në një objekt të braktisur në bulevardin “Maqedonia”. Gjatë shuarjes së këtij zjarri, një zjarrfikës pësoi lëndime dhe dy automjete zjarrfikëse u dëmtuan. Policia ka paralajmëruar kallëzime penale për të dyshuarit në të dyja rastet.