Arrestimi erdhi si pasojë e një kontrolli rreth orës 02:10, ku në çantën e të dyshuarit u zbuluan një pistoletë, 50 fishekë, një këllëf arme dhe një xhaketë e vjetër policie. Këto sende posedoheshin pa lejen përkatëse ligjore.
Pas intervistimit, prokurori mori vendimin për dërgimin e të dyshuarit në mbajtje për 48 orë. Hetimet për këtë rast janë në vazhdim.