Granit Pepnika dhe Xhoni Hitaj akuzohen për “Mashtrim kompjuterik”. Ndërsa Redion Rexhmati akuzohet për “Përkrahja e autorit të krimit”. Të tre u arrestuan të premten në zonën e Drimadhës.
Arrestimet u kryen gjatë operacionit policor të koduar “Rrjetet”, i zhvilluar nga Policia e Shtetit. Ky operacion synonte goditjen e personave të dyshuar për përfshirje në mashtrime kompjuterike dhe identifikimin e bashkëpunëtorëve. Granit Pepnika dhe Xhoni Hitaj ishin shpallur në kërkim që nga muaji prill, pasi Gjykata e Tiranës kishte caktuar më parë masën “Arrest në burg” ndaj tyre. Hetimet vazhdojnë për dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë skemë.