Aroma Lushaku, 25 vjeç, ka diplomuar në Marrëdhënie Ndërkombëtare me specializim në Studimet Globale të Refugjatëve në Danimarkë. Ajo u largua nga Kosova me familjen e saj gjatë luftës dhe u rrit në Herning, ku kreu arsimin fillor dhe të mesëm.

Studimet universitare i vazhdoi në Universitetin e Aalborgut, në drejtimin Gjuhë Angleze dhe Studime Ndërkombëtare. Studimet master i përfundoi në Kopenhagë.

Punimi i diplomës së masterit të Lushakut trajtoi luftën në Kosovë dhe kujtesën kolektive të saj. Ai analizoi ndikimin e konfliktit te brezat që e përjetuan dhe te ata që trashëgojnë kujtimet. Punimi u vlerësua me notën maksimale.

Hulumtimi i saj synon të ruajë kujtesën historike dhe të ndërtojë ura mes brezave, duke theksuar rëndësinë e njohjes së të kaluarës për një të ardhme më të fortë dhe të bashkuar.