Vendimi i Arnautoviq vjen pas eliminimit të Austrisë në 1/16 e finales së Botërorit, ku u mposhtën 3:0 nga Spanja. Ai e konfirmoi tërheqjen pas kësaj ndeshjeje, duke e cilësuar si një "ndjenjë katastrofale". Megjithatë, futbollisti e vlerësoi pjesëmarrjen në Botëror si momentin më të madh të karrierës së tij.

Arnautoviq mban rekordin e paraqitjeve me Austrinë, plot 137 ndeshje, si dhe është golashënuesi më i mirë me 49 gola. Ai luan aktualisht për Cërvena Zvezdën në Beograd. Në vitin 2021, UEFA e dënoi atë për fyerje ndaj shqiptarëve gjatë një ndeshjeje të Kampionatit Evropian kundër Maqedonisë së Veriut.