Policia e Vlorës arrestoi mbrëmjen e djeshme një 32-vjeçar, i cili qarkullonte i armatosur në qytet. Shtetasi Eris Mara u kap në lagjen “Lef Sallata” gjatë operacionit “Siguria”, bazuar në informacione operative.

Gjatë kontrollit në automjetin e tij tip Audi, policia zbuloi dhe sekuestroi një pistoletë, dy krehra me 22 fishekë luftarakë, si dhe një mbajtëse plastike me 18 fishekë. Gjithashtu, u gjet dhe një radio e ngjashme me ato të Policisë së Shtetit.

Materialet provuese u referuan Prokurorisë për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”. I arrestuari është banues në fshatin Peshkëpi.