Zbulimi u bë rreth orës 02:00 të së dielës, si pjesë e hetimeve për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”.

Në njërën prej shtëpive u sekuestruan 432 fishekë të kalibrit 7.62 mm dhe 18 fishekë të një kalibri të panjohur. Në një lokacion tjetër, policia konfiskoi 204 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 56 gëzhoja, një bajonetë, një maskë ushtarake dhe tri pajisje ushtarake për ushqim.

Në shtëpinë e tretë u gjetën një pushkë ajrore, 31 fishekë dhe disa para të vjetra jugosllave. Për të trija rastet është njoftuar prokurori kompetent, i cili ka urdhëruar nisjen e hetimeve. Rastet po trajtohen nga njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës.