Departamenti i Policisë Demir Hisar ndaloi E.R. (57) dhe E.R. (20) në orën 10:10. Në banesën e tyre u zbuluan tre pushkë gjuetie, një pistoletë sinjalizuese dhe 170 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Më herët, në orën 09:45, u arrestuan R.M. (61) dhe R.Sh. (35), po ashtu nga Obedniku. Kontrolli në shtëpinë e tyre rezultoi me gjetjen e pesë pushkëve, një pistolete dhe 38 fishekëve të kalibrave të ndryshëm.

Ministria e Brendshme njofton se pas përfundimit të procedurave të dokumentimit, do të ngrihen padi përkatëse kundër të katër personave të ndaluar.