Kombëtarja e Argjentinës përballet me Kepin e Gjelbër në orën 00:00. Përzgjedhësit Lionel Scaloni dhe Bubista kanë bërë publike formacionet me të cilat do të zbresin në fushë. Argjentina synon të kalojë në fazën tjetër të Kampionatit Botëror 2026.

Në mbrojtjen argjentinase, Scaloni ka zgjedhur dyshen Lisandro Martinez dhe Cristian Romero. Mesfusha do të ketë Enzo Fernandez dhe Alexis MacAllister, të mbështetur nga krahët nga Thiago Almada dhe Rodrigo De Paul. Reparti i sulmit do të udhëhiqet nga Lionel Messi dhe Lautaro Martinez.

Formacioni zyrtar i Argjentinës përbëhet nga: Martinez; Medina, Lisandro, Romero, Molina; Almada, Enzo, Mac Allister, De Paul; Lautaro, Messi.

Kepi i Gjelbër do të startojë me këtë formacion: Vozinha; Cabral, Diney, Pico, Moreira; Lenini; Cabral, Duarte, Duarte, Mendes; Da Costa.