Kombëtarja e Argjentinës përmbysi Egjiptin, duke fituar me rezultatin 3-2. Egjipti shënoi i pari me Ibrahim, duke marrë epërsinë. Lionel Messi humbi një penallti në minutat e para të ndeshjes. Në pjesën e dytë, Egjipti dyfishoi avantazhin me Zikon.
Argjentina reagoi, duke barazuar rezultatin 2-2 me golat e Romeros dhe Messit. Ndeshja u dërgua në kohën shtesë. Enzo Fernandez shënoi golin e fitores dhe kualifikimit për Argjentinën në shtesë. Në çerekfinale, Argjentina do të përballet me fituesin e çiftit Zvicër-Kolumbi.