Kampionët në fuqi përmbysën disavantazhin 0-2 në një ndeshje me shumë emocione. Trajneri Shpëtim Duro analizoi ecurinë e ekipit argjentinas.
Duro theksoi se Argjentina duhej të aktivizonte Lautaron që në pjesën e parë. Sipas tij, deri në minutën e 66-të, Argjentina ishte inekzistente. Ndërrimet me Nico Gonzales dhe Lautaro ndryshuan rrjedhën e lojës. Nico Gonzales i dha ekipit një shtysë ofensive nga krahët.
Çelësi i suksesit ishte lëvizja e Messit dhe pozicionimi i tij në krahun e duhur. Deri në momentin e ndërrimeve, Egjipti kishte bërë një bllokim efikas. Duro theksoi se Messi doli në pozicionin e rinisë së tij pas ndërrimeve, duke ndihmuar Argjentinën të zgjidhte ndeshjen.