Gjilani ka zyrtarizuar afrimin e Ardian Limanit në ekip. Mbrojtësi 32-vjeçar vjen te Gjilani pasi ka ndërprerë kontratën me Prishtinën me marrëveshje të dyanshme.

Limani ishte pjesë e Prishtinës prej vitit 2024, duke luajtur në 64 ndeshje. Gjatë kësaj periudhe, ai shënoi tetë gola dhe dha dy asistime. Gjatë karrierës së tij, Limani ka luajtur edhe për Shkëndijën e Tetovës dhe Dritën. Përveç Limanit, Gjilani ka transferuar edhe futbollistët Mevlan Zeka dhe Marijan Çoriq.