Viti 2027 shënon 20-vjetorin e debutimit të iPhone, prandaj priten disa risi. Nisja e modeleve të reja do të bëhet në dy faza. Në fillim të vitit 2027, Apple do të zbulojë modelin bazë iPhone 18 dhe versionin iPhone 18e. Një mundësi tjetër është edhe prezantimi i iPhone Air 2 në këtë periudhë.

Më pas, në shtator të vitit 2027, kompania pritet të lançojë serinë pasardhëse të iPhone-ve, e njohur si familja iPhone 20. Kjo do të përfshijë modelet Pro dhe një iPhone Ultra 2 të mundshëm. Vëmendje do t'i kushtohet numrit 20, duke kaluar ndoshta numrin 19, për të festuar kështu dy dekada të ekzistencës së iPhone.

Paraprakisht, në vitin 2026, pritet të lançohen modelet iPhone 18 Pro Max, iPhone 18 Pro dhe iPhone i parë i palosshëm. Ndërkohë, iPhone 20 standard dhe iPhone 20e, së bashku me iPhone Air 3, mund të rezervohen për vitin 2028.