Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka njoftuar detaje lidhur me procesin e aplikimit për Shkollën e Mesme të Policisë. Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentet e kërkuara në origjinal ose kopje të noterizuara.
Për nxënësit që kanë përfunduar vitin e parë dhe të dytë të shkollës së mesme, MPB thekson se ata nuk duhet të ndërpresin regjistrimin në shkollat e tyre aktuale. Ky udhëzim vlen për të gjithë periudhën e aplikimit dhe përzgjedhjes.
MPB do të lidhë një marrëveshje shkollimi me kandidatët e pranuar, si dhe me prindin, kujdestarin ose përfaqësuesin ligjor. Kjo marrëveshje do të rregullojë të gjitha procedurat dhe detyrimet ndaj shkollave ku nxënësit kanë studiuar më parë.