Të tre personat ishin dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë më 28 korrik 2025. Pantiq ishte dënuar fillimisht me dy vjet burgim për veprën penale “huliganizëm”. Ky dënim u reduktua në një vit nga Gjykata e Apelit.

Millenkoviq dhe Vllajiq ishin dënuar me nga pesë vjet burgim për veprën penale “terrorizëm”. Ankesat e tyre për ulje të dënimit u refuzuan nga Apeli.

Sipas dosjes së Prokurorisë Speciale, sulmi ndaj zyrave të KKZ-së në Mitrovicë të Veriut u krye më 6 dhjetor 2022. Për bartjen e granatave të dorës u përdor një autoambulancë, ndërsa granatat i mori i akuzuari Millenkoviq.

Vllajiq dhe Pantiq akuzohen se hodhën granata dore dhe shok-bomba. Qëllimi ishte detyrimi i organeve publike të Kosovës për t'u tërhequr nga organizimi i zgjedhjeve në veriun e banuar kryesisht me serbë.