Trupi gjykues, me gjyqtare Saida Dollani, miratoi vendimin e datës 14 prill 2026, i cili kishte caktuar masën “arrest në burg”, si dhe vendimin e datës 6 qershor 2026, që kishte vendosur vazhdimin e kësaj mase.

Aleks Pepa është dënuar më parë për grabitjen e ndodhur në qershor të vitit 2016 në aeroportin e Rinasit, ku u morën 990 mijë euro. Në vitin 2017, gjatë një kontrolli në banesën e prindërve të tij, policia gjeti 50 mijë euro, të cilat u identifikuan si pjesë e parave të grabitura në Rinas. Ai u identifikua në atë kohë përmes fijeve të flokëve të gjetura në një kapuç në vendngjarje.