Vendimi u mor të martën nga gjyqtarja monokratike Saida Dollani. Ajo shqyrtoi ankimin e Ndrejajt kundër vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, marrë më 20 maj 2026.

Në ankimin e paraqitur, Ndrejaj kërkoi nga Prokuroria e Posaçme zëvendësimin e “arrest në burg” me masën e “arrest në shtëpi”. Apeli i GJKKO-së miratoi vendimin e Shkallës së Parë, duke e mbajtur në fuqi masën e arrestit në burg.

Ermir Ndrejaj akuzohet për trafik droge. Dyshohet se ai ka kontrabanduar tonelata kokainë nga Amerika Latine drejt Evropës, duke përdorur kompani fasadë.