Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) rrëzoi ankimin e Aleks Pepës (alias Shkëlqim Pepa) dhe la në fuqi vendimin e "arrestit në burg". I njëjti vendim u mor edhe për të dyshuarin tjetër, Ilir Lazri, të dy të përfshirë në hetime për vepra të rënda penale.

Aleks Pepa, së bashku me vëllain e tij Jetmir Pepa, akuzohet për trafikimin e sasive të mëdha të kokainës nga Amerika Latine drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Veç kësaj, ai dyshohet se ka pastruar miliona euro në Shqipëri përmes një vëllai tjetër dhe bashkëpunëtorëve. Kompania "Pepa group", në emër të vëllezërve, rezulton se ka fituar tendera publikë.

Vendimi i GJKKO-së së Apelit u mor më 7 korrik 2026, nga trupi gjykues monokratik i përbërë nga gjyqtarja Saida Dollani. Ky vendim miratoi disponimet e Gjykatës së Shkallës së Parë të GJKKO-së, duke mbajtur në fuqi masën e sigurisë "arrest në burg" për të dy të hetuarit.