Dallëndyshe, 72 vjeçe, është parë për herë të fundit pranë Rrugës së Re në Vlorë, midis orës 15:00 dhe 17:00. Ajo deklaroi se do të udhëtonte drejt Armenit me furgon. Pas këtij momenti, familjarët nuk kanë më informacion për vendndodhjen e saj.
Në momentin e humbjes së kontaktit, 72-vjeçarja ishte e veshur me rroba të zeza dhe mbante një kapele të bardhë. Ajo vuan nga demenca, gjë që e bën më të vështirë orientimin. Kushdo që ka informacion për vendndodhjen e saj, mund të kontaktojë familjarët në numrat 0696055405 dhe 0685555875.