Administruesit e faqes publikuan mesazhin “Natën e mirë, tifozë të Anglisë!”, ndjekur dy minuta më pas nga postimi “Mirëmëngjes, tifozë të Anglisë!”. Ky ndryshim i shpejtë shkaktoi reagime të shumta dhe humor në rrjetet sociale.
Tifozët komentuan me ironi se stafi i mediave sociale “nuk pati as kohë të flejë” ose përdorën shprehjen “dielli nuk perëndon kurrë për Anglinë”. Ky moment u shpërnda gjerësisht si shembull humori në futbollin modern dhe u bë një nga ngjarjet më të komentuara pas ndeshjes.
Kombëtarja e Anglisë siguroi një fitore dramatike me rezultatin 3-2 kundër Meksikës në raundin e 1/16 të Kupës së Botës 2026, por vëmendjen kryesore pas ndeshjes e mori aktiviteti i tyre në rrjetet sociale.