Anglia do të sfidojë Meksikën, një nga ekipet pritëse, në kuadër të 1/8 së finales së Kupës së Botës. Kjo ndeshje zhvillohet të hënën, në orën 02:00 sipas kohës së Kosovës, në kryeqytetin meksikan.
Meksika hyn në këtë ndeshje me një performancë të fortë, duke fituar të katër takimet e deritanishme në Botëror pa pësuar asnjë gol. Në fazën e 1/16 së finales, Meksika eliminoi Ekuadorin me rezultatin 2:0. Avantazhi i fushës dhe mbështetja e tifozëve pritet të jenë faktorë kyçë për Meksikën.
Nga ana tjetër, Anglia siguroi kalimin në 1/8 pasi fitoi kundër Kongos me rezultatin 2:1. Historikisht, Anglia ka fituar katër përballjet e fundit kundër Meksikës, përfshirë një ndeshje në Kupën e Botës në vitin 1966 dhe tri miqësore.