Jude Bellingham shënoi dy gola, në minutën e 36-të dhe të 38-të, duke i dhënë Anglisë një avantazh të shpejtë 2-0. Meksika reagoi shpejt me një gol të shënuar nga Quiñones.
Ndeshja ndryshoi rrjedhë në minutën e 54-të, kur Quinsah u ndëshkua me karton të kuq pas rishikimit me VAR, duke lënë Anglinë me dhjetë lojtarë. Megjithatë, Harry Kane shënoi nga pika e penalltisë në minutën e 60-të, duke thelluar rezultatin në 3-1.
Meksika fitoi gjithashtu një penallti në minutën e 69-të, e cila u shndërrua në gol nga Jimenez, duke ngushtuar diferencën në 3-2. Ndeshjes iu shtuan 11 minuta shtesë, ku Anglia arriti të mbajë rezultatin. Në çerekfinale, Anglia do të përballet me Norvegjinë.