Kombëtarja angleze vazhdon rrugëtimin në garën drejt trofeut, pas një ndeshjeje të vështirë kundër Meksikës. Trajneri Shpëtim Duro, i ftuar në programin 'Botërori Amerikan', komentoi këtë takim.

Duro theksoi se Meksika ishte konsideruar favorite përpara ndeshjes, falë paraqitjeve të mira në fazën e grupeve. Ai shtoi se Meksika luajti përsëri mirë, duke u eliminuar “me kokën lart”.

Sipas Duros, edhe Anglia kaloi një test të vështirë. Kjo fitore ka rritur besimin te futbollistët anglezë. Ai vlerësoi lojën pragmatiste të Anglisë, e cila pati edhe fatin të shënonte në momentet kyçe.