Ndeshja u zhvillua me intensitet të lartë, ku Anglia luajti me dhjetë futbollistë për më shumë se gjysmën e takimit. Kartoni i kuq iu dha Zharel Kuansah në minutën e 54-të.
Golat e shpejtë të Xhud Belingham në minutat 36 dhe 38 i dhanë Anglisë epërsinë 2-0. Meksika reagoi para pushimit me Julian Kuinjones, i cili shënoi në minutën e 42-të, duke e mbyllur pjesën e parë 2-1.
Në pjesën e dytë, Herri Kejn shënoi nga penalltia në minutën e 60-të për 3-1. Raul Himenez ngushtoi sërish rezultatin nga penalltia pak minuta më vonë, por anglezët arritën të mbanin avantazhin 3-2 deri në fund, duke shuar shpresat e bastvënësit për të fituar shumën e madhe.