Ndeshja ishte e mbushur me emocione dhe kthime rezultati. Anglia e nisi lojën me nervozizëm, por kaloi në epërsi në minutën e 36-të me një gol të Bellingham, pas asistimit të Bukayo Sakas. Vetëm dy minuta më vonë, Bellingham shënoi golin e dytë personal, duke dyfishuar avantazhin në 2-0.
Meksika reagoi shpejt, duke ngushtuar shifrat në minutën e 42-të me Julian Quinones. Pjesa e dytë solli dramë shtesë kur Jarell Quansah i Anglisë u ndëshkua me karton të kuq direkt në minutën e 53-të, një vendim i konfirmuar edhe nga VAR.
Pavarësisht inferioritetit numerik, Anglia fitoi një penallti në minutën e 58-të, të shndërruar në gol nga Harry Kane për rezultatin 3-1. Megjithatë, Meksika nuk u dorëzua dhe shënoi golin e dytë nga pika e bardhë me Raul Jimenez në minutën e 68-të.
Deri në fund, me 11 minuta shtesë, Meksika ushtroi presion të vazhdueshëm, por mbrojtja angleze rezistoi, duke ruajtur fitoren 3-2. Anglia do të përballet me Norvegjinë në çerekfinale më 11 korrik në Miami.