FIFA pritet ta zhvendosë orarin e takimit, i cili do të zhvillohet në stadiumin "Azteca" në Mexico City. Fillimisht, ndeshja ishte parashikuar të niste në orën 02:00 të mëngjesit të hënën (kohës së Kosovës). Orari i ri pritet të jetë e diela në orën 20:00.
Parashikimet meteorologjike për orarin e mëparshëm përfshijnë stuhi me bubullima dhe reshje të dendura shiu. Rregullat e sigurisë së turneut parashikojnë ndërprerje prej të paktën 30 minutash nëse regjistrohet goditje rrufeje brenda një rrezeje prej 13 kilometrash nga stadiumi.
Një ndeshje tjetër, ajo mes Francës dhe Irakut në Filadelfia, u shty për më shumë se dy orë në fazën e grupeve, për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike. Rregullorja e Kupës së Botës i jep të drejtën FIFA-s të anulojë, riplanifikojë ose zhvendosë ndeshjet kur e konsideron të nevojshme.