Ancelotti deklaroi se i vetmi person, të cilin e respekton sa për të marrë këshilla, është legjenda e Manchester Unitedit, Alex Ferguson. Këtë e bazon në karrierën e jashtëzakonshme të Fergusonit, i cili ka drejtuar mbi 2 mijë ndeshje.
Ai tha se ka marrë kritika të shumta, sidomos për përzgjedhjen e skuadrës në Kupën e Botës. Ancelotti theksoi se askush tjetër nuk mund të gjykojë nëse ai e kupton apo jo futbollin, me përjashtim të Fergusonit, për shkak të përvojës së tij unike.