Eksperti do të trajtojë afatet kushtetuese për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Po ashtu, do të analizohet mundësia e konstituimit të Kuvendit dhe formimit të qeverisë brenda të njëjtës ditë.

Një pikë tjetër diskutimi do të jetë roli i ushtrueses së detyrës së presidentit në nominimin e mandatarit për qeverinë. Kabashi do të shpjegojë edhe afatin që Kuvendi ka për të zgjedhur presidentin e ri dhe si mund të sigurohet marrëveshja politike për votat e nevojshme.

Diskutimi zhvillohet në emisionin “60 Minuta”, duke filluar nga ora 17:00.