Ndryshimi përfshin shërbimet e pasaportave dhe ato noteriale. Pas kësaj date, pagesat me para në dorë ose kartela krediti nuk do të pranohen më në sportelin konsullor.
Të gjitha pagesat duhet të kryhen paraprakisht online përmes portalit zyrtar Pay.gov. Shtetasit amerikanë duhet të printojnë konfirmimin elektronik të pagesës dhe ta paraqesin atë gjatë takimit të tyre në Ambasadën e SHBA-së në Shkup.
Ambasada thekson se ky sistem pa para të gatshme dhe pa kartela krediti do të thjeshtojë procesin e pagesave. Për informacione shtesë dhe detaje të plota, Ambasada rekomandon konsultimin e faqes së saj zyrtare.