Venezia ka finalizuar transferimin e Albion Rrahmanit nga Sparta Praga. Vlera e marrëveshjes kap shifrën e 7.5 milionë eurove, e cila mund të arrijë deri në 9.5 milionë euro me bonuse. Sparta Praga do të përfitojë edhe 10 për qind nga një shitje e ardhshme e lojtarit.
Rrahmani, i cili së shpejti mbush 26 vjeç, iu bashkua Spartës së Pragës dy vite më parë nga Rapidi për 5 milionë euro. Gjatë sezonit të kaluar, sulmuesi shënoi 16 gola dhe dha katër asistime në 49 ndeshje zyrtare me klubin çek. Ai shënoi edhe katër gola në 13 paraqitje në Ligën e Konferencës.
Me Kombëtaren e Kosovës, Rrahmani ka luajtur 25 ndeshje, duke realizuar shtatë gola dhe një asistim që nga debutimi i tij në shtator 2023. Venezia, që rikthehet në Serie A pasi fitoi titullin në Serie B sezonin e kaluar, synon të forcojë sulmin me ardhjen e Rrahmanit.