Futbollisti 25-vjeçar vjen nga skuadra e Dukagjinit, ku vlerësohej si një prej mbrojtësve më cilësorë të krahut në futbollin kosovar. Klubi maltez Gzira United shprehu pritshmëri të larta nga Pllana, duke theksuar aftësitë e tij.
Pllana e zhvilloi karrierën e tij si futbollist te Trepça '89 në Mitrovicë. Gzira United e përfundoi kampionatin e kaluar në pozitën e gjashtë.