Albion Pllana, mbrojtës i djathtë, është prezantuar zyrtarisht nga Gzira United. Klubi maltez njoftoi se ka kompletuar transferimin e ish-lojtarit të Dukagjinit, duke theksuar talentin dhe ambicien e tij.
Pllana, i cili ka përfaqësuar Kosovën U21, vlerësohet për shpejtësinë, disiplinën mbrojtëse dhe kontributin në fazën sulmuese. Sipas të dhënave, kontrata e tij me Gzira United është njëvjeçare.