Zoti Nikolli u arrestua gjatë protestës së zhvilluar para Kuvendit. Ai kaloi disa ditë në komisariat pas ndalimit.
Pas lirimit, Nikolli tha se policët e kanë siguruar vazhdimisht që janë në krah të protestuesve. Sipas tij, policët ndjehen të shtypur nga sistemi. Ata hasin vështirësi në punë, si mospagimi i orëve shtesë dhe vjedhja e tenderave të uniformave.