Eduardo Feinmann, një gazetar argjentinas, ka ngritur akuza se kartelët meksikanë kanë kërcënuar disa futbollistë të Ekuadorit. Kërcënimet thuhet se janë bërë para ndeshjes së fazës 1/16 të finales së Botërorit kundër Meksikës, të cilën Ekuadori e humbi 2-0 në stadiumin Azteca.

Feinmann, gjatë një prononcimi për Radio Mitre, theksoi se pesë lojtarë të Ekuadorit ishin kontaktuar. Kartelët kishin dhënë detaje specifike për anëtarët e familjeve të tyre në Ekuador dhe Meksikë. Qëllimi i kërcënimeve ishte humbja e ndeshjes kundër Meksikës. Gazetari shtoi se kartelët duan që Meksika të bëhet kampione bote në vitin 2026 me çdo kusht.

Megjithatë, as FIFA dhe as Federata Ekuadoriane e Futbollit nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht ekzistencën e këtyre kërcënimeve deri më tani. Federata Ekuadoriane kishte shprehur më herët pakënaqësi vetëm për zhurmat, serenatat dhe përdorimin e mjeteve piroteknike pranë hotelit ku ishte akomoduar kombëtarja.

Ndeshja mes Meksikës dhe Ekuadorit u zhvillua më 1 korrik dhe përfundoi me fitoren 2-0 të Meksikës. Në fazën e 1/8 së finales, Meksika do të përballet me Anglinë më 6 korrik në stadiumin Azteca.