Protestuesit bënë thirrje që të ndërpritet përndjekja ndaj personave të arrestuar dhe liruar pas protestave. Njëri prej tyre theksoi se familjarë të protestuesve janë intimiduar, duke u bërë presion për shkak të pjesëmarrjes në demonstrata.

Ai përmendi se 19 persona kanë marrë çështje penale me të njëjtin paragraf, duke e cilësuar këtë si “përndjekje kolektive”. Sipas tij, prindërit e protestuesve të sapo liruar, të cilët punojnë në administratë, kanë filluar të përndiqen. Ai paralajmëroi se, nëse dikush pushon nga puna familjarë për shkak të pjesëmarrjes në protestë, do të përballet me reagimin e qytetarëve dhe zbatimin e ligjit.

Gjithashtu, u nënvizua se ndërsa protestuesit janë kundër dhunës ndaj policisë, forcat e rendit nuk duhet të ushtrojnë dhunë mbi qytetarët.