Vatnikaj u shpreh se në fytyrat e protestuesve sheh historinë e mijëra shqiptarëve të larguar nga vendi. Ajo përmendi rastin e vëllait të saj, një student ekselent, që punon sot si punëtor ndërtimi në Nju Jork.

Sipas aktivistes, Shqipëria e së ardhmes nuk duhet të dominohet nga autokracia, oligarkët apo interesat e ngushta politike. Ajo theksoi se protesta synon një Shqipëri pa autokratin Edi Rama, pa oligarkë që privatizojnë dhe pa pronarë mediash shërbëtorë.

Vatnikaj foli edhe për fenomenin e emigracionit, duke deklaruar se shqiptarët nuk duhet të detyrohen më të largohen nga vendi. “Jemi këtu që nënat tona të mos na përcjellin më me lot në sy. Kemi ikur për 36 vjet, nuk ikim më. Ikni ju”, deklaroi ajo.

Në fund të fjalimit, aktivistja kërkoi një drejtësi që të veprojë pa dallime për të gjithë, duke përfshirë hetimin e Edi Ramës, oligarkëve dhe autokratëve.