Aktivisti Gent Progni ka treguar për dhunën e ushtruar nga policia gjatë protestës së zhvilluar para Kuvendit të enjten. Progni theksoi se provokimi filloi nga deputeti Ulsi Manja, i cili e quajti 'hajdut'.
Pas kësaj, Progni u dhunua nga një person, të cilin ai e identifikon si truprojën e deputetit Manja, por që nuk rezulton të jetë punonjës i Gardës apo Policisë. Ky person e goditi Progni-n në syrin e djathtë.
Aktivisti deklaroi gjithashtu se ka pasur episode intimidimi nga persona të veshur civilë, të cilët ndalonin protestuesit me justifikimin se po kërkonin një biçikletë të vjedhur. Pas shoqërimit në komisariat, Progni-t i është thënë se do të mbahej atje derisa t'i reduktoheshin shenjat e dhunës.
Progni shpjegoi se kishte informacione paraprake për masa sigurie të shtuara rreth Kuvendit, i cili ishte rrethuar me kangjella në dy perimetra. Ai shtoi se qendra tregtare pranë Kuvendit ishte bllokuar dhe dyert e emergjencës ishin mbyllur me hekura, duke prekur sigurinë e saj.