Aktivisti theksoi se përballja e kryeministrit është me qytetarët shqiptarë, si ata brenda vendit ashtu edhe ata në diasporë, dhe jo me “agjentë të huaj”. Ai argumentoi se kryeministri ka humbur mbështetjen e publikut, pasi, sipas tij, kishte ardhur në pushtet si shpresë, por ishte kthyer në zhgënjim.

Gjatë fjalës së tij, aktivisti përsëriti kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit. Ai kërkoi gjithashtu krijimin e një qeverie tranzitore dhe hapjen e rrugës për procese demokratike, duke i dhënë fund periudhës së tranzicionit.