Murataj theksoi se kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit Rama është e panegociueshme. Ai deklaroi se diaspora po i jep shpresë dhe energji protestës. Sipas tij, nëse qytetarëve u shkelet dinjiteti, ata do të ngrihen për të rrëzuar qeverinë.
Ai bëri thirrje për pjesëmarrje në protestën e radhës, duke shtuar se grupi koordinues i protestës ka miratuar vendimin për 'zero negociata' me kryeministrin Rama. Murataj kërkoi që Rama të largohet nga posti dhe 'të marrë edhe Saliun me vete', me qëllim 'çlirimin e shqiptarëve'.